Insajderi
Lajme

Një punëtor bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan

Insajderi
25 October 2025 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një punëtor bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person në Gjilan dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimor ku po punonte.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Ju njoftoj se sipas informacioneve fillestare në orët e pasdites së ditës së premte 24.10.2025, një punëtor, nga fshati Kabash KK-Viti i cili kishte qenë duke punuar në një objekt ndërtimor në Gjilan , dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë (6) i ndërtesës. Dyshimet e para janë se i njëjti ka rënë aksidentalisht gjatë kohës që po punonte. Si pasojë e rënies ai  ka pësuar lëndime të rënda trupore”, bëri të ditur Hashani.

I lënduari është dërguar me urgjencë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan. Sipas mjekut kujdestar, për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është transferuar menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat e plota të rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark