Insajderi
Lajme

Një shqiptar e dy gjermanë të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Tepelenë

Insajderi
02 June 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një shqiptar e dy gjermanë të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Tepelenë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.

Siç raporton Top Channel, në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre edhe një kamper me turistë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej të cilëve shtetas gjermanë. Të plagosurit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa fatmirësisht mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy të plagosur janë nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor, i cili gjatë kësaj periudhe është mjaft i frekuentuar nga pushuesit që udhëtojnë drejt jugut të vendit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark