Insajderi
Lajme

Një shqiptar në asamblenë komunalë të Lozanës

Insajderi
29 February 2016 - 12:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Musa Kamenica, një shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër, ka siguruar një ulëse në asamblenë e komunës së Lozanës.

Ai është bërë shqiptari i parë që është zgjedhur në këtë pozitë.  Kamenica ka garaur si pjesë e Partisë Socialiste dhe ka arritur të mbledhë 9 mijë e 959 vota në zgjedhjet të  mbajtura të dielen.

Kamenica në një prononcim për albinfo.ch ka falënderuar votuesit për votën e tyre, si dhe ka premtuar se do të jetë zëri i komunitetit shqiptar në ansamblenë komunale të Lozanës./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark