Rihanna mblodhi të enjten në Kaliforni disa nga modelet më të suksesshme me famë botërore. Linja e re e veshjeve intime Savage Fenty X Beauty u mbajt në Los Angeles Convention Center, me kryesimin e vetë divës së muzikës ku u shfaq me një veshje lëkure.
Këtë herë këngëtarja bashkëpunoi me një sërë personazhesh me famë botërore. Rihannës iu bashkuan dhe yjet si Bella Hadid, Paris Hilton, Cara Delevingne, Irina Shayk, Erika Jayne, Laura Harrier , Alva Claire, Abby Champion dhe Willow Smith.
Rihanna gjithashtu tha për People se për realizimin e shfaqjes ishte siguruar që të gjitha modelet të ishin të sigurta në mes të pandemisë Covid-19. “Ishte një proces krejt tjetër këtë vit. Na duhej të punonim rreth sfidave të Covid-19, duke i mbajtur të gjithë të sigurt dhe shëndetin e tyre para çdo gjëje. Na detyroi të gjejmë mënyra të reja për të prodhuar një shfaqje. “, u shpreh këngëtarja.