Insajderi
Lajme

Një takim tjetër i PDK-së me Kurtin do të mbahet sot? Deklarohet Stavileci

Insajderi
28 February 2026 - 15:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një takim tjetër i PDK-së me Kurtin do të mbahet sot? Deklarohet Stavileci
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i PDK-së, Blerand Stavileci, është deklaruar pas mbledhjes të Kryesisë të Partisë Demokratike e Kosovës .

Ai tha se strukturat e PDK-së janë të një konsistence të plotë në qëndrimet e tyre dhe se fryma e stabilitetit do të vazhdojë në takimet e ardhshme.

“Po, ne mbajtëm një takim të radhës të Kryesisë së Partisë Demokratike në serinë e takimeve dhe mbledhjeve të përjavshme që i mbajmë, pastaj varësisht nga dinamikat institucionale ndonjëherë i mbajmë edhe më shpesh. E ngjashme ishte edhe kjo e sotme, ku ne diskutuam për tema të shumta në kuadër të aktualitetit dhe zhvillimeve politike në vend dhe njëra prej temave po ashtu ishte edhe ajo e procesit të zgjedhjes së presidentit”.

Ai u pyet edhe për një takim të mundshëm sot të PDK-së me Kurtin.

“Jemi në pritje, do të shohim, do jeni të informuar për epilogun e atij takimi”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark