Insajderi
Lajme

Një taksist kosovar rrihet në aeroportin e Shkupit

Insajderi
17 November 2024 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një taksist kosovar rrihet në aeroportin e Shkupit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar.

Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht para ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

“Më 16.11.2024, F.S. (34) nga Kosova raportoi se ishte sulmuar fizikisht rreth orës 18:30, para ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa ishte në veturën e tij taksi me targa kosovare. Autoritetet kanë marrë masa për të zbardhur rastin”, thuhet më saktësisht në raportim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark