Insajderi
Sport

Një tjetër boksier shqiptar sfidon Joshuan: Le ta bëjmë realitet

Insajderi
27 July 2026 - 22:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një tjetër boksier shqiptar sfidon Joshuan: Le ta bëjmë realitet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tjetër boksier shqiptar po i kërkon ‘fer’ Anthony Joshuas.

Roberto Bakaj përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur dëshirën të ndeshet me boksierin e njohur britanik.

Kjo po ndodh pas ballafaqimit të britanikut me Krisian Prengën, të cilën e fitoj falë këmbënguljes e pasi u gjend dy herë i rrëzuar në ring.

“Le ta bëjmë realitet! Ju garantoj se miliona tifozë shqiptarë dhe fansa të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë të entuziazmuar dhe po e presin këtë përballje. Atmosfera dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme. Le t’ua japim njerëzve atë që duan!”, ka shkruar boksieri shqiptar.

Mbetet të shihet nëse do ta pranojë këtë sfidë Anthony Joshua.

Ende nuk dihet nëse kjo kërkesë e Bakajt është si dëshirë për revansh pas humbjes së Prengës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark