Insajderi
Sport

Një tjetër trajner largohet pasi dështoi në Kupën e Botës

Insajderi
15 July 2026 - 10:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një tjetër trajner largohet pasi dështoi në Kupën e Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Haitit, Sebastien Migne, është trajneri i radhës i cili është larguar nga detyra, pasi dështoi në Kupën e Botës.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Haitiane e Futbollit, e cila ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sebastien Migne, vetëm pak kohë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Edhe pse Migne hyri në histori duke kualifikuar Haitin në Botëror për herë të parë pas 52 vjetësh, eliminimi në fazën e grupeve nuk mjaftoi për t’i siguruar vazhdimësinë në pankinë.

Në komunikatën e saj, Federata falënderoi trajnerin francez për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit haitian, duke i uruar sukses në vazhdimin e karrierës.

Migne bëhet kështu një tjetër emër në listën e trajnerëve që janë larguar pas paraqitjeve zhgënjyese në Kupën e Botës 2026.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark