"Një vajze duke mbajtur një djalë në krah" - Zebërvoki ironizon keq me Gjestin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Një vajze duke mbajtur një djalë në krah” – Zebërvoki ironizon keq me Gjestin

    Insajderi
    15 April 2025 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tensioneve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe dasmës së mbrëmshme mes Gjestit dhe Eglit, ka ardhur një reagim që ka nxitur shumë reagime në rrjete sociale.

    Reperi Zebërvoki ka postuar një InstaStory që u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj çiftit të sapomartuar. Në videon e publikuar, shihet një vajzë duke mbajtur në krah një djalë që është krejtësisht pasiv – i shtrirë, pa lëvizur asnjë muskul. Përshkrimi që shoqëronte videon ishte: “Se me kë më ngjan ky kapëlli?”, një frazë që u pa si mjaft ironike dhe me nënkuptime të qarta.

    Kjo është marrë si një koment simbolik për dinamikën në marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, e cila shpesh është përshkruar nga shikuesit si e pabalancuar. Sipas shumë fansave të formatit, Egli është ajo që mban iniciativën dhe “e tërheq zvarrë” lidhjen, duke qenë gjithmonë në rolin e shtyllës së çiftit.

    Postimi i reperit ka ndezur rrjetin, duke hapur debat mbi autenticitetin e çiftit dhe raportin e tyre të vërtetë jashtë spektaklit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark