Insajderi
Lajme

Një vajzë rrahet brutalisht nga bashkëmoshataret në Malishevë – dyshohet se e morën me forcë dhe e dërguan në shtëpi të pabanuar

Insajderi
22 May 2026 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një vajzë rrahet brutalisht nga bashkëmoshataret në Malishevë – dyshohet se e morën me forcë dhe e dërguan në shtëpi të pabanuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë dhune mes disa vajzave të një shkolle të mesme ka ndodhur në rrethana shqetësuese, ku një nxënëse e mitur dyshohet se është sulmuar dhe lënduar rëndë nga një grup bashkëmoshataresh.

Siç mëson Sinjali ngjarja ka ndodhur pasi viktima është marrë me forcë nga disa vajza dhe është dërguar në një shtëpi të pabanuar në Malishevë, ku dyshohet se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj me qëllim intimidimi dhe detyrimi për të mos raportuar rastin.

Nga viktima është kërkuar që të kërkojë falje dhe të mos flasë për ngjarjen me persona të tjerë, ndërsa gjatë përleshjes ajo ka pësuar lëndime trupore dhe gjendja e saj është cilësuar serioze.

Në një video që është siguruar nga Sinjali, shihet momenti i incidentit në shkallë, ku njëra nga vajzat e përfshira dyshohet se e shtyn viktimën nga një lartësi, duke bërë që ajo të rrëzohet në tokë dhe të pësojë lëndime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark