×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Një vit, i mbushur plot me oferta nga ENTERNET

    Insajderi
    31 December 2021 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me qindra lajme e kronika, të publikuara gjatë gjithë 2021, kanë pasqyruar në vazhdimësi informacione për shtrenjtimin e pothuajse të gjitha produkteve në tregun e Kosovës.

    Shumë herë rritja e cmimeve ka qenë e ndikuar nga pandemia apo tregjet ndërkombëtare, por jo rrallë herë rritja e tyre ka qenë edhe veprim i një anshëm i bizneseve për të përfituar.

    Por ndryshe ka vepruar ENTERNET.

    Nisur nga mesi i 2021, kompania e licencuar në tregun fiskal në Kosovë, ka nisur kampanjën, për të prezantuar cmimet më të lira të arkave fiskale, jo vetëm në Kosovë por edhe në Rajon.

    Veprimi i parë i Enternet ishte cmimi prej 9.99 euro në muaj për Arkë Fiskale, për të gjitha bizneset e reja në tregun e Kosovës. Por me këtë cmim të gjitha bizneset, jo vetë që merrnin pajisjen, por përfitonin edhe abonim dhe kontrollë teknike 4 vjecare – gratis dhe garancion 1 vjecar. Përvec kësaj, për herë ë parë në Kosovë, është mundësuar që bizneset të pajisen me Arkë Fiskale edhe përmes kredisë në bankë, për të cilën, për secilin shpenzim administrativ të Bankës ka paguar vetë Enternet e për më tepër ka marrë përsipër edhe riskun e kredisë për bizneset.

    Të gjitha këto oferta, kanë arritur që të zbresin cmimin në total për Arkë Fiskale rreth 50 për qind.

    Ky nuk është veprimi i vetëm që ka ndërmarrë Enternet. Për të dhënë kontribut që procesi i fiskalizimit të përmbyllet me sukses, Enternet ka dalë me ofertën e dytë (e para ende vazhdon). Bëhet fjalë për zbritjen e shërbimeve të kontrollës teknike dhe abonimit vjetor deri në 35 për qind. Kjo falë edhe të mirëkuptimit dhe marrëveshjes që kemi marrë nga operatori telefonik për shërbime më të lira të GPRS.

    Tani me këtë ofertë, bizneset do të paguajnë vetëm 50 euro (plus TVSH) në vit kosto, për shërbimet e kontrollës teknike dhe abonimit vjetor, ndryshe nga që ishin cmimet 99 dhe 70 euro në vit.

    Këto zbritje dhe këto oferta vetëm nga Enternet, janë mirëpritur tejmase nga bizneset. Enternet është kompania e vetme në vend që ka ofruar zbritje edhe pse nga prodhuesit ne kemi vazhduar të marrim kosto të larta për shërbime.

    Kjo dëshmon seriozitetin e Enternet për të operuar në Kosovë dhe përkushtimin tonë që të kontribuojmë për një proces të qëndrueshëm fiskal dhe për stabilitet financiar në vend.

    Duke uruar një vit të mbarë dhe me pot suksese, Enternet ju uron festat e fundvitit, duke shprehur edhe njëherë përkushtimin dhe misionin e saj, që të jetë gjithmonë partner me bizneset në vend.

    GËZUAR 2022!

    ENTERNET Sh.p.k

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark