×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Një vit në arrati, Prokuroria pretendon se incidentin që përfundoi me vrasje në “Bon Vivant” e kurdisi Dukagjin Nikollaj

    Insajderi
    25 June 2024 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gusht të vitit të kaluar Prishtina u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në lokalin “Bon Vivant” ndodhi një vrasje. Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” la të vrarë Kastriot Ramadanin. Gati një vit më vonë Prokuroria ka ngritur një aktakuzë. Në provat e siguruara nga Prokuroria po del se i arratisuri Dukagjin Lekaj i njohur si Dukagjin Nikollaj, të jetë protagonist kryesor. Pretendohet se ai e inskenoi incidentit. Insajderi sjell detajet.

    Gazeta Insajderi

    Në aktakuzën kundër Andi Pajazitit thuhet se vrasja është kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

    Me datën 4 gusht të vitit 2023 në orën 22:04:09 minuta në lokalin “Bon Vivant” ishte ulur Dukagjin Lekaj së bashku me Kastriot Ramadanin  e Ndue Nikqin.

    Lekaj afër vetës mbante çantën e dorës, aty ku edhe e kishte armën. E gjitha kjo pamje është parë nga kamera e brendshme e lokalit e cila ishte më së afërmi nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur rasti.

    Të përmendurit pas 15 minutash e ndërrojnë vendin dhe shkojnë në pjesën e përparme të lokalit, pas pak sekondash Lekaj kthehet në tavolinën e njëjtë.

    “Në ora 22:30:18, personi i pa identifikuar përshëndetët dhe largohet nga tavolina e Dukagjin Lekajt, në karrigen përballë të pandehurit Dukagjin Lekaj ulet tani I ndjeri Kastriot Ramadani, në ora 22:31:21 i pandehuri Dukagjin Lekaj e ngrit dorën e djathtë dhe largohet nga tavolina në drejtim të pjesës së përparme te lokalit, i pandehuri Dukagjin Lekaj përsëri kthehet në tavolinën në të cilën ishte më herët”.

    Pak para se të hynte i pandehuri Andi Pajaziti në lokal, Lekaj ia jep një sinjal të ndjerit Kastriot Ramadanit.

    “Në ora 23:11:28 i pandehuri Dukagjin Lekaj pasi qe e shikon telefonin e ngrit dorën e djathtë lartë dhe bënë me dorë me gjeste, të cilin i ndjeri Kastriot Ramadani e shikon, ky gjest i të pandehurit Dukagjin Lekaj është një sinjal që ia ka dhënë dikush, i  pandehuri Dukagjin dhe i ndjeri komunikojnë diçka afër njëri – tjetrit dhe ia kapin duart njëri tjetrit, i pandehuri Dukagjin Lekaj bënë me dorën e djathtë i bënë sinjal të ndjerit Kastriot Ramadani”.

    Pas hyrjes së Pajazitit, Lekaj e merr çantën e dorës afër vetes, e vendos në pjesën e përparme të trupit dhe shikon nga i pandehuri.

    Po ashtu i ndjeri Kastriot Ramadani e vendos dorën e djathtë në brez ku e kishte armën, më pas Lekaj ia bënë me dorë Andit duke e ftuar në tavolinën e tyre.

    “Në ora 23:11:59 ardhja e Andi Pajazitit në lokal ku e vren i pandehuri Dukagjin Lekaj, i pandehuri Dukagjin dhe i ndjeri komunikojnë në mesë veti nga afër, përballë tyre kalon i pandehuri Andi Pajaziti me Gëzim Zakuti. I pandehuri Dukagjin Lekaj e merr çantën e dorës së tij afer vetes dhe e vendos dorën e djathtë në çantë ku e kishte armen dhe shikon nga i pandehuri Andi Pajaziti, i pandehuri Dukagjini e merr çantën e tij, e vendos në pjesën e përparme te trupit dhe shikon në drejtim të pandehurit Andi Pajaziti, po ashtu i ndjeri Kastriot Ramadani e vendos dorën e djathtë në brez ku e kishte armën, që të dytë shikojnë në drejtim te pandehurit Andi Pajaziti”.

    “I pandehuri Dukagjin Lekaj ia banë me dorë të pandehurit Andi Pajaziti duke e ftuar ne tavolinën e tyre, ne ora 23:15:26 momenti kur I pandehuri Dukagjin Lekaj dhe i ndjeri Kastriot Ramadani ngritën në këmbë në drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, vërehet i ndjeri ku dorën e ka te vendosur në armën e tij ne brez, i pandehuri Dukagjin niset ne drejtim te pandehurit Andi Pajaziti, ndërsa i ndjeri Kastriot Ramadani shihet se e nxjerr armen nga brezi dhe te njëjtën e repetit ( e bënë të gatshme duke e vendosur fishekun në tytë, dhe niset ne drejtim te Andi Pajazitit, në ora 23:16:10 momenti kur i pandehuri Dukagjin Lekaj e fton te pandehurin Andi Pajaziti, i cili shkon tek tavolina ku ishin i pandehuri Dukagjin me te ndjerin, i pandehuri Andi ia vendos dorën e djathë ne krahun e djatht të pandehurit Dukagjin Lekaj”.

    Në këtë moment Andit i është afruar Hysni Gecaj për të pyetur nëse gjithçka ishte në rregull.

    “Afër të pandehurit Andi afrohet Hysni Gecaj,i cili qëndron në këmbë, përball të pandehurit Dukagjin është ulur i ndjeri, ndërsa mbrapa tij është Gëzim Zakuti, i pandehuri Dukagjin ia banë me dorë dhe me gishtin e madhe në drejtim te Hysni Gecajt, në kuptim se gjithçka është në rregull, pasi Hysni Gecaj bisedon me të ndjerin dhe me të pandehurin Andi Pajazitin, largohet pak dhe ua kthen shpinën, i pandehuri Dukagjin Lekaj ia bënë me dorë, ndërsa i ndjeri vërehej se bisedon me Gëzim Zakutin. Në ora 23:17:00 momenti kur të pandehurit Dukagjin Lekaj dhe Andi Pajaziti i afrohen afër njëti tjetrit dhe komunikojnë, në këmbë ngritët tani i ndjeri Kastriot Ramadani”.

    Pesë sekonda më vonë të pandehurit i kapin duart mes vete dhe këtu fillon tensionimi i situatës ne mes tyre.

    I ndjeri Kastriot Ramadani fillimisht e godet Andi Pajazitin dy herë në kokë me një shishe.

    “I ndjeri ngritët në këmbë, Gëzim Zakuti largohet nga ku ishte dhe del mbrapa te pandehurit Andi Pajaziti, pas tensionimit të situatës në mes të pandehurve afrohet sigurimi, Hysni Gecaji cili ia kap dorën e djathë të pandehurit Dukagjin Lekaj dhe shihet se mundohet ta qetësojë situatën, pasi i pandehuri Dukagjin Lekaj ia shtyn dorën te pandehurit Andi Pajaziti, tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i cili ishte mbrapa Hysni Gecaj, e godet me dorën e djathtë me një shishe në kokë dy herë të pandehurin Andi Pajaziti, i cili e ul kokën duke u mbrojtur me dorën e majtë, ndërsa Hysni Gecaj vazhdimisht ia mban dorën te pandehurit Dukagjin Lekaj”.

    “Pas goditjes qe i pëson i pandehuri Andi Pajaziti, nga tani i ndjeri shihet i gjakosur. I pandehuri Andi Pajaziti e nxjerr armën nga brezi nga ana e djathtë, po ashtu armen e nxjerr nga çanta edhe i pandehuri Dukagjin Lekaj ndërsa Hysni Gecaj hynë ndërmjet dhe mundohet t’i ndaj, po ashtu edhe Gëzim Zakuti mundohet ta ndal tani të ndjerin. Në ora 23:17:23 i pandehuri Andi Pajaziti me armë zjarri shtin në drejtim të ndjerit Kastriot Ramadani, ndërsa Hysni Gecaj ia mban dorën e djathtë të pandehurit Dukagjin Lekaj, i cili e ka armen e drejtuar ne drejtim te pandehurit Andi Pajaziti duke u munduar t’ia largoj, ndërsa Gezim Zakuti mundohet ta ndal tani të ndjerin Kastriot Ramadani”.

    Pasi i pandehuri Andi Pajaziti ka shtënë në drejtim të ndjerit menjëherë në ora 23:17:24 i ndjeri Kastriot Ramadani ka shtënë në drejtim të pandehurit Andi Pajaziti.

    “Sipas pozitës së gjuajtjes nga tani i ndjeri Kastriot Ramadani fillimisht është plagosur Hysni Gecaj në kofshën e këmbës së majtë, predha e ka goditur edhe Ndue Nikqi (fillimisht ka qenë i pa identifikuar ), nga afërsia vërehet se gjuan i pandehuri Dukagjin Lekaj në drejtim të pandehurit Andi Pajaziti, i cili plagoset ne dorën e majtë tek pjesa e nyjës së mesit të dorës, ky version përputhet në bazë të pozitës së personave të përfshirë, pozitës së gjuajtjes me armë zjarri dhe raporteve mjekësorë”.

    Në ora 23:17:26 momenti kur i ndjeri Kastriot Ramadani bie ne dysheme në krahin e djathtë fillimisht, i pandehuri Dukagjin Lekaj mbetet i ulur në ulëse me revole në dorë, Hisni Gecaj mbetet në vend i ulur, ndërsa i pandehuri Andi Pajaziti me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes.

    “Tashmë i ndjeri Kastriot Ramadani mban armen në dorë në drejtim të derës se lokalit prej nga është larguar i pandehuri Andi Pajaziti. I pandehuri Dukagjin Lekaj pasi bisedon me Kastriot Ramadanin niset në pjesën dalëse të lokalit në drejtim të Andi Pajazitit, ndërsa i shtrirë në dysheme mbetet tani i ndjeri Kastriot Ramadani, i plagosur mbetet Hisni Gecaj dhe Ndue Nikqi”, thuhet në aktakuzë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark