×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    “Ndodhet jashtë shtetit” – Vazhdon të sillet i lirë Dukagjin Nikollaj i akuzuari për përfshirje në vrasjen tragjike në Bon Vivant

    Insajderi
    24 October 2023 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë bërë mbi dy muaj që kur ka ndodhur vrasja e rëndë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë dhe ende vazhdon të ndodhet në arrati njëri ndër personat kyç të përfshirë në vrasje. Dukagjin Nikollaj i njohur si “Duka”  është arratisur diku jashtë Kosovës.  Organet e drejtësisë kanë dështuar në kapjen e tij, ndonëse hetimet po vazhdojnë, shkruan Insajderi.

    Përfaqësuesi i autorizuar nga familjarët e “Dukës”, avokati Tomë Gashi ka përsëritur se nuk ka diçka të re nga procesi hetimor përpos faktit që i akuzuar ndodhet jashtë shtetit.

    Ai nuk ndodhet ksajde.  E vetmja çka kam bërë unë është se kam dërguar autorizimin tek prokurori. Asgjë tjetër”, ka thënë avokati Tomë Gashi për Gazetën Insajderi.

    Nga ana tjetër, Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk iu është përgjigjur pyetjeve të Gazetës lidhur me kapjen e të arratisurit.

    Kjo prokurori, përmes një njoftimi për media lidhur me këtë rast ka ftuar të gjithë personat e përfshirë të paraqiten në Prokurori.

    “Duka” ishte shkallur në kërkim nga Policia e Kosovës me 11 gusht dhe që nga at’herë nuk dihet vendodhja e tij.

    Ai po kërkohet për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

    Duka është njëri nga personat e përfshirë në përleshjen me armë në lokalin “Bon Vivant”, ku u vra 39 vjeçari Kastriot Ramadani dhe mbetën të lënduar 20 të tjerë.

    “Wanted by the FBI” – E kaluara kriminale e Dukagjin Nikollaj

    Përpos përfshirjes në përleshjen në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është njëri prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

    Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

    “Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

    Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.  

    Foto: Dukagjin Nikollaj

    Horrori në Bon Vivant- Si e vrau Andi Pajaziti shokun e Dukagjin Nikollajt

    Të premtën e 4 gushtit jeta e natës në lokalin Bon Vivant po zhvillohej normalisht edhe pse në një tavolinë kishte njerëz të armatosur. Në momentin kur do të futej brenda lokalit Andi Pajaziti i njohur me nofkën “Italiani” gjithçka do të ndryshonte.

    Dukagjin Nikollaj një person me të kaluar të bujshme kriminale do t’ia bënte një ftesë Andit për të shkuar në tavolinën e tij. Nikollaj po shoqërohej nga Kastriot Ramadani dhe disa të tjerë.

    Me t’ia bërë me shenjë Andi së bashku me Gëzim Zakutin afrohen dhe nisin një diskutim.

    Pas disa sekondash bisedime, i ndjeri Kastriot Ramadani e sulmoi i pari me shishe të birrës Andi Pajajzitin ku dhe nisi përledhja duke u përdodru armë zjarri.

    Gazeta Insajderi sjell një video -përmbledhje se si ndodhi i gjithë rasti:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark