×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Një vit nga Marrëveshja e Ohrit, asnjë rezultat

    Insajderi
    18 March 2024 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë rrumbullakësuar plot 365 ditë prej kur Kosova dhe Serbia, e arritën një ujdi mes vete në Ohër.

    Arritja e kësaj marrëveshje u bë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Në njëvjetorin e saj, të dielen foli përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Borrell tha se rezultatet e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit janë për keqardhje.

    Ai theksoi se pret nga liderët e të dyja palëve të tregojnë përgjegjësi, vizion dhe lidership duke bërë progres në zbatim pa vonesa të mëtejshme.

    ‘Tani është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re – evropiane”.

    ”Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, thuhet në reagimin e tij mes rastin e njëvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

    Deri më tani, s’është parë asnjë rezultat i dalë nga kjo marrëveshje tek asnjëra palë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark