Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga marrëveshja që e bllokoi shtetin

    Insajderi
    26 August 2016 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot një vit më parë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi – asokohe ministër i Punëve të Jashtme – pati nënshkruar në Vjenë të Austrisë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

    Një vit pas kësaj marrëveshjeje, koalicioni qeveritar ende nuk ka arrite t’i japë epilog përfundimtar.

    Kundër këtij versioni është protestuar brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Për gjithë këtë prolongim dhe prodhim të tensioneve, partitë opozitare ia vënë fajin Qeverisë së Isa Mustafës.

    Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, e ka akuzuar Qeverinë Mustafa për padegjueshmëri ndaj vërejtjeve të opozitës. Përgjegjëse, sipas tij, për pasojat që ka prodhuar dhe mund të prodhojë ratifikimi eventual i marrëveshjes, është Qeveria Mustafa, shkruan Tribuna Channel.

    Për çështjen e demarkacionit, qëndrim të ngjashëm me dy partitë tjera opozitare ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po kërkon që kjo temë të hiqet nga rendi i ditës dhe të provohet arritja e një konsensusi nga gjithë spektri politikë përkitazi me këtë çështje

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark