×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Njëherë joystickat e tash kriptovalutat, duket sikur Qeveria Kurti është kundër teknologjive të reja”

    Insajderi
    09 January 2022 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka komentuar vendimin e fundit të Ministrisë së Ekonomisë gjegjësisht Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vend. Me arsyetimin se po ndikojnë në rritjen e krizës energjetike.

    Nikaj për Indoks ka thënë se duket sikur kjo qeveri është kundër teknologjive të reja.

    “…kjo është një simptomë e mungesës së një qasje strategjike në menaxhimin e problem me energji elektrike nganjëherë krijohet përshtypja se qeveria është kundër një teknologjive të reja, fillimisht kemi pasur problem je joysticka tani kemi problem me kriptovaluta, do të thotë kemi një stihi të veprimeve pa ndonjë qasje strategjike afatmesëm se të gjatë është periudhë e gjatë por të mesme që me pa se si dimë ta adresojmë problemin e krizës”, ka thënë ai për InDoks prodhim i Gazetës Insajderi.

    Duke folur për krizën energjetike, Nikaj përmendi rastin se si për festat e fundvitit nuk patëm reduktime për shkak të ndihmës nga Shqipëria.

    “Ne e pamë e vetmja arsye pse patëm rrymë stabile ndoshta për festat e fund vitit ishte një ndihmë gjeneroze nga Shqipëria dmth jo, dhe kjo tregon për mungesën e një planifikimi, menaxhimi të një situate të krizës”, potencoi ai.

    Nikaj thotë se Kurti ka mendësi të vjetër të qeverisjes kërkon fajtorin e të kaluarës dhe nuk ofron zgjidhje për problemet aktuale, si në rastin konkret në fushën e energjisë.

    “Nuk jemi ne në gjendjen e njëjtët tani hajde të fillojë prej ku kemi mbete, ka ndërruar konteksti global, ka ndrru tregu ka ndrru politika”.

    “Nuk mund ta kemi mendësinë e njëjtët për atë që është mundur të bëhet, e për atë që mund të bëhet tani. Kërkohet një qasje shumë më strategjike, më vizionare në atë se çfarë mund të bëhet historia e ndërtimit të kapaciteteve është një histori që është përcjell me kundërshtim me probleme me mungesë të një konsensusi drejt asaj se si duhet të bëhet kjo është edhe një nga çështjet e cila ka përfunduar si peng i politikës ditore, dhe kryeministri Kurti dhe partia në pushtet janë kontribuuesit më të mëdha të kësaj qasje”, thotë ai.

    Ndërkohë, ai përmendi se si si PDK e kishin paralajmëruar Qeverinë për krizën.

    “PDK shumë herët ka filluar të ngrisë vëmendjen lidhur me një krizë e cilat po afrohet, jo pse ne kemi ditur diçka që se ka ditur askush por kemi përcjellur trendin evropian të cilat dhënë sinjalet e para që një krizë po afrohet dhe që duhet të ndërmerren masa për ta evituar këtë krizë që duhet pasur një vizion se si do të përballemi me krizën dhe si do ta menagjojmë çështjen me furnizim me energji elektrike në një periudhe afat mesme, fatkeqësisht këto thirrje kanë ra në një vesh të shurdhër posaçërisht të qeverisë kemi parë për një kohë të gjatë njëfarë lloj neglizhence për këtë krizë, kemi parë deklarata që Kosova është e izoluar nga kjo krizë që Kosova mund të prodhojë mjaftueshëm dhe në fund jemi ballafaquar me atë që pamë”, theksoi Nikaj në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Dokumentari i plotë: InDoks | Premtuesi i shpresës që riktheu terrin e pasluftës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark