Insajderi
Lajme

“Njehsorët elektrikë”, KEDS paralajmëron konferencë

Insajderi
27 March 2026 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Njehsorët elektrikë”, KEDS paralajmëron konferencë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KEDS ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media lidhur me çështjen e fundit të ngritur në opinion publik, duke iu referuar çështjes që ngriti Lidhja Demokratike e Kosovës për njehsorët elektrikë.

Konferenca do të mbahet të martën, me datë 1 Prill, në ambientet e zyrave kryesore të KEDS-it, duke filluar nga ora 15:00, thuhet në këtë njoftim.

“Ftoheni të merrni pjesë për të përcjellë nga afër qëndrimet dhe sqarimet zyrtare lidhur me këtë çështje. KEDS mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës”.

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në disa konferenca për shtyp ka thënë se qytetarët po manipulohen me keqllogaritje të rrymës së shpenzuar në njehsorët elektrikë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij kërkon “hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark