×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen e imamit në Podujevë është mësues

    Insajderi
    22 July 2022 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tentim vrasja ndaj imamit, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës, qoi të njëjtin drejt QKUK-së me lëndime të rënda trupore.

    Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin.

    Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.

    Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

    Shkodran Murturi, njëri nga të dyshuarit për rrahjen e imamit siç mësohet nga disa fotografi të tij, ushtron edhe profesionin e mësuesit.

    Ai ka të publikuara disa foto dhe video që e dëshmojnë angazhimin e tij me nxënës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark