×
  • Lajme
  • Insajderi

    Këta janë të dyshuarit që rrahën imamin në Podujevë

    Insajderi
    22 July 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur nga 3 persona, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi, mëson se personat e dyshuar të cilët e sulmuan imamin janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi.

    Insajderi mëson se tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyren e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si eksremistë fetarë.

    Imami i xhamisë Zeqir Berisha, sipas burimeve të Insajderit i kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk janë ndërmarr hapa.

    Atdhe Murturi
    Shkodran Murturi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark