×
  • Lajme
  • Lajme

    “Njëri nga të plagosurit në gjendje të rëndë” – Insajderi sjell detaje nga QKUK

    Insajderi
    29 October 2023 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK, bëjnë të ditur burimet  e Insajderit.

    Gazeta ka kontaktuar edhe mjekun kujdestar në Emergjencë. Avdush Bajogora, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona duke mos dhënë detaje.

    Ndërsa, Insadjeri mëson nga burimet brenda Emergjencës se një nga personat e plagosur është në gjendej të rëndë shëndetësore.

    “Njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë. Ndërsa personi tjetër është stabil”, tha burimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark