Insajderi
Lajme

Vrasja me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje

Insajderi
29 October 2023 - 18:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja me armë zjarri në Vushtrri, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Insajderi nga Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një  person ndërsa dy persona tjerë  kanë mbetur të plagosur”, ka thënë ai.

Zahiti ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.

Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark