×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Njeriu i LDK-së rehatohet me pozitë të rëndësishme në Termokos

    Insajderi
    15 June 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fidan Rekaliu ish deputeti i LDK-së, është punësuar në Termokos. Ndërmarrje kjo që është në menaxhim të komunës se Prishtinës e në krye të secilës është ish-asamblisti i LDK-së, Fisnik Osmani. Të dy bashke partiakët ndajnë edhe miqësi të mirë së bashku, shkruan Insajderi.

    Në bazë të vendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, Rekaliu është punësuar në pozitën inspektor. Në vendimin e marrë me 23.05.2023, aktivisti i LDK-së është rehatuar në pozitën “Inspektues i mbrojtjes së sigurisë në punë”.

    Në bazë të rezultatit të treguar për pozitat e lartcekura, si kandidat potencial dhe me mundësi zgjedhje për këto vende punë, komisioni vendosi unanimisht miratoj me vendim sipas prioritetit kandidatet me më së shumti pike nga testi me shkrim dhe testi me gojë“, thuhet aty.

    Si ish-deputet i LDK-së ai ka raporte të mira me kryeshefin e ndërmarrjes publike lokale “Termokos.

    Fisnik Osmani që para një viti dha dorëheqja nga pozita e asamblistit, ka raport të mirë me Fidan Rekaliun. Kjo e dëshmon edhe një foto e publikuar nga ky i fundit në “Facebook”.

    Kush është Fidan Rekaliu?

    Fidan Rekaliu njihet qysh moti në skenën politike ai kishte pozita të rëndësishme në LDK. Në vitin 2017 dhe vitin 2019 ai ishte zgjedhur deputet.

    Ai po ashtu ishte i afërt edhe me Agim Veliun ish kryetar i Podujevës.

    Mund të jetë një imazh i 2 persona

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark