Munro formimin e karrigeve natyrale e ka pasur si ide të fëmijërisë, të cilën e konkretizoi këtë vit, me krijimin e kompanisë “Full Grown”.
“Koncepti është shumë i thjeshtë. Në vend se të presim pemët për të bërë mobilje, kam kërkuar që të rriten drunjtë në formën e karriges, pasqyrave, llampave dhe kështu me radhë”, deklaroi Munro, shkruan BBC.
Mënyra se si Gavin Munro e përshkruan procesin e bën atë të duket shumë të thjeshtë.
“Ne rrisim pemët, i japim formë atyre duke i prerë herë pas here, kjo është pak a shumë si një proces trajnimi “, shpjegon Gavin.
Munro tregon se arritja deri tek formimi i karrigeve është një proces i gjatë, që merr rreth gjashtë vjet nga fillimi në fund. /Insajderi.com