×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Njihuni me 20 vjeçarin nga Podujeva ku talentin e tij e kthen gjithçka në art

    Insajderi
    21 January 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë vetëm disa nga punimet që ka punuar së fundmi, por që nuk do të jenë as gjysma e atyre që ai ka ndërmend të krijojë.
    Gani Ramadani, djaloshi nga Podujeva, me artin e tij ka arritur të bëjë një numër të madh veprash artistike, të cilat duan mund dhe durim, gjë që atij nuk i ka munguar që nga fillimi.
    Pra Ramadani e filloj këtë zanat hiq më pak se 7 vite më parë.  

    “Me këto punime kam fillur që nga klasa e 7-të kur kam qenë në shkollë fillore. Si fillimisht ato punime që unë i kam punuar, i kam realizuar kanë qenë pak më të thjeshta, se nuk kam pasur potencial për të zhvilluar punime më të mëdha”, është shprehur Ramadani.

    Dashuria dhe pasioni që ka për këtë profesion, e bënë që të mos ndjejë as lodhje pavarësisht kohës që duhet t’ia dedikojë.
    Ndërsa idetë, inspirimi dhe mbështetja, janë ndër shtyllat kryesore që ai të vazhdojë edhe më tutje.

    “Vazhdimisht tu punu duke realizu punime të ndryshme tu lind idea, duke artikuluar idea të ndryshme kom arrit me punu edhe me realizu punime më të mëdha dhe më të dukshme”.
    “Përveç mbështetjes nga familja dhe rrethit, është profesori, ish-profesori i gjuhës shqipe Besnik Uka, tashmë është drejtor në shkollën Naim Frashëri, fal mbështetjes dhe kurajos që e kam pasur prej drejtorit tashmë ish profesorit kom arritur hapa shumë më të mëdhenjë”.

    Që prej drurit e deri tek letra, mjaftojnë që artisti 20 vjeçarë të bëjë mrekulli me talentin e tij. Secili punim përmbanë nga një histori në vete, që dallojnë për nga karakteristikat njëra nga tjetra.

    Ai tutje ka thënë se “Varet tash edhe nga punimi, çfarë punimi mundet me qenë, po psh llampa elektrike që është e punuar nga druri, afërsisht një javë ditë merr kohë, për arsye të detajeve të cilat janë te llampa elektrike duhet për t’i punuar me shumë kujdes”. “Punoj gipsin, me ngjitës dmth lepak, stiropoll, gurë, materiale të ndryshme”. “Një ndër punimet më të veçanta është ura Maketa në lumin Llap, që ka pasur një përkushtim dhe një punë të jashtëzakonshme, po ashtu është edhe fontana, është edhe kjo llampa elektrike që është një punim antik dhe shumë interesant”.

    Puna e madhe që bëhet ne vitet e rinisë pritet që të shpërblehet në të ardhmen, ku ëndërra e tij është edhe hapja e një ekspozite. Ndërkaq përfaqësimet jashtë vendit, janë ndër aspiratat që ka për zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës, që pretendon të mos mbetet vetëm hobi, por edhe të mund të përfitojë prej saj.

    “Në të ardhmen kqyri që në këtë fushë me rritë hala ma shumë, me realizu punime hala me te medhaja, sa tash që jam tu promovu dhe pse jo me ardhe mundësia me hap një ekspozit”.
    “Kam edhe kënaqësinë që me arrit deri në atë nivel që me përfaqësu vendin me punime të mia edhe në vende të tjera”.        

    Se sa me dëshirë e kryen këtë punë, e vërteton edhe ky punim të cilin e bëri veçanarisht për Gazetën Insajderi, ku gdhendja e secilës shkronjë kërkon përkushtim dhe vëmendje maksimale prej tij.

    Të punuarit e këtyre miniaturave janë ato që Gani Ramadanin e identifikojnë më së miri.

    Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark