Sezoni i ri i Përputhen ka nisur. Konkurrentët e parë tashmë janë zbuluar.
Denzel Koçi, është ndër konkurrentët e këtij sezoni të tretë të Për’puthen. Ai është 24 vjeç, ka lindur në Mynih, por tashmë jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij.
Argjend Rraci është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.
Jurgen Boduri është 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.
Eduard Kuçi, është 23-vjeçari që ka lindur dhe banon në Zvicër. Ai punon në bisnesin e tij familjarë, ndërsa në Për’Puthen hyn me një qëllim “dua një grua të fortë siç jam vetë”.
Julian Çela është vetëm 19-vjeç. Ai ka lindur në Lushnjë, por aktualisht banon në Tiranë, ndërsa momentalisht është i papunë. Çela hyn në Për’puthen me një deklaratë të fortë: Nëse do isha femër do isha lesbike!