Në ndeshjen më të fundit në Belgjikë, një paraqitje e jashtëzakonshme i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Mesfushori ofanziv nigerian Yira Sor, 25 vjeç, shkëlqeu në sfidën kundër Gent me një aksion të fuqishëm duke e mbajtur topin pothuajse gjatë gjithë fushës përpara se ta shënonte golin e tretë për ekipin e tij, Genk.
Por ajo që ka bërë bujë është shpejtësia e tij maksimale e regjistruar gjatë këtij sprinti.
Sipas të dhënave nga GPS-i, Sor e arriti një shpejtësi maksimale prej 37.7 km/h, ndërsa disa matje flasin edhe për një pikë të shpejtësisë maksimale deri në 39.02 km/h – një normë që do ta bënte atë sprintin më të shpejtë të regjistruar në dy vitet e fundit midis kampionateve si Premierliga, Jupiter Pro League e Belgjikës dhe Liga e Kampionëve.
💨💨💨 pic.twitter.com/G3rhY4zx30
— KRC Genk (@KRCGenkofficial) March 2, 2026