×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Njihuni me Mbretëreshën e Qytetërimit

    Insajderi
    05 August 2019 - 11:35

    E projektuar me përkushtim në një ambient piktoresk, Panorama Residence ju ofron kushte për një jetë të rehatshme dhe të sigurtë. Arkitektura e shtëpive super luksoze dhe ndërtesave të mesme si dhe hapësirat që kjo lagje ofron sjell tek ju konceptin e një lagjeje e cila përmbush të gjitha standardet evropiane. Ambientet e gjelbëruara, objektet afariste, kopshtet për fëmijë, shkolla fillore dhe e mesme këndet e lojrave për kënaqësinë e fëmijëve tuaj do t’ju japin mundësinë të relaksoheni dhe të shijoni bukuritë e lagjes suaj, larg zhurmës së qytetit.

    Puna e cila është bërë në secilën prej shtëpive të ndërtuara në këtë lagje, është menduar deri në detajin më të vogël, në mënyrë që ju të ndiheni të sigurtë në vendin ku do të jetoni. Me një shtrirje përgjatë Maleve të Sharrit, Panorama Residence është vendi ideal ku ju mund t’i ofroni një jetë të qetë dhe të shëndetshme fëmijve tuaj.

    – 20 minuta larg nga Kryeqyteti I Repubikës së Kosovës, Prishtina
    – 2.8 km nga qendra e qytetit të Ferizajit
    – 3.8 km nga kyqja në autostraden ‘’ Arbër Xhaferi’’

    Lagja ka filluar të ndërtohet në një kodrinë të ulët në lartësi mbidetare mesatare 585 m’ dhe 45 m’ e ngritur mbi rrethinën duke ju mundësuar që çdo ditë të shijoni ajrin e pastër dhe bukuritë magjepsëse të Bjeshkëve të Sharrit. Këto Bjeshkë, me relievin e përthyer, kodrinat, kreshtat dhe majat madhështore shtojnë hijeshinë dhe krijojnë mundësinë e rrallë për standarde të tilla të jetesës. 

    Kjo pozitë shumë e favorshme natyrore i ka mundësuar investitorëve dhe projektuesit ndërtimin e shtëpive super luksoze me pamje si në skena teatrale të shkallëzuara. Ato janë të vendosura në distanca të mëdha nga njëra tjetra duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për ndriçim dhe ajrosje, hapësira me standarde për mbrojtje nga zjarri dhe nga zhurma dhe hapësira për privatësi dhe për lojë për fëmijët brenda oborreve të planifikuara për të përmbushur çdo nevojë të banorëve.

    Klima e butë dhe erërat e freskëta të buta do të ju bëjnë të ndjeni flladin pranveror gjatë tërë vitit!

    Përveç afërsisë me kodrinat që mundësojnë pamje përrallore, Panorama Residence me lokacionin e saj ju ofron qasje të lehtë edhe në rrugët kryesore.  Panorama Residence, gjendet në kilometrin e tretë nga qendra e Ferizajt dhe në kilometrin e katërt nga kyqja në autostradën moderne “Arbër Xhaferi’’ e cila e lidh lagjen Panorama me kryeqendrat e mëdha si Prishtina dhe Shkupi.

    https://www.facebook.com/PanoramaResidenceFerizaj/videos/855262694861094/

    Planifikimit dhe projektimit modern të hapësirave për banim i është kushtuar rëndësi e veçantë në mënyrë që të përmbushen standardet më të larta të akomodimit për ndërtesat e mesme shumë banesore dhe ato individuale.

    Shtëpitë për banim individual janë projektuar në atë mënyrë që të përmbushin të gjitha nevojat e banorëve. Ato janë të vendosura në distanca të mëdha nga njëra tjetra më qëllim që secili të ketë lirinë dhe hapësirën që i duhet për një jetë të qetë.  Janë planifikuar disa tipe të shtëpive me pamje, dimensione dhe sipërfaqe të ndryshme për banim ku secila prej tyre do të ndërtohet bazuar në cilësinë dhe standardet më të larta evropiane.

    Pamjen mbresëlënëse të hapësirës që rrethon lagjen do të mund ta shijoni nga oborri e shtëpisë tuaj i cili ka një sipërfaqe më të madhe se 50 hektarë.

    Arkitektura magjepsëse, cilësia e ndërtimit si dhe shfrytëzimi racional I hapësirës për banim janë disa nga elementet që  i bëjnë më të veçanta ndërtesat e mesme të Panorama Residence. Të projektuara në stilin bashkëkohor do të ju sjellin ju më afër frymës perëndimore.

    Në dispozicion të banorëve të lagjës Panorama Residence do të jenë edhe qerdhe, shkolla, kopshte, fusha sporti dhe rekreacioni, objekte hotelerie dhe tregtare. Gjithashtu, do të ofrohen ambulancë specialistike, postë, teatër, salla për kinema, sallë sporti, pishinë e hapur dhe pishinë e mbyllur për aktivitete sportive dhe kreative për kënaqesinë e banorëve rezident të lagjës.

    Rrjeti i ujësjellësit është dizajnuar me standarde dhe normativa të projektimit sipas nivelit evropian për furnizim me ujë të pijes për nevojat e banorëve të Panorama Residence. Poashtu në pjesën më të lartë të kodrinës është planifikuar ndërtimi i rezervuarit me standarde evropiane për akumulimin e ujit të pijes nga furnizimet e shpimeve të thella për cilësi të lartë të ujit të pijes. Në këtë mënyrë do të sigurohet ujë i mjaftueshëm për të gjitha hapësirat e banimit, ndërtesat publike si dhe për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në çdo kohë.

    Rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza si edhe ai i ujrave të bardha është projektuar me dimesionim dhe tubacione më të gjera se standardet e përcaktuara me qëllim të ofrimit të cilësisë dhe jetës së shëndetshme në lagje. Përmes ofrimit të një sistemi të mbledhjes së ujërave kaq modern, ne parandalojmë vërshimet dhe e përforcojmë edhe më shumë misionin tonë për të ju ofruar kualitet të lartë të jetesës.

    Në Panaroma Residence ju do gjeni infrastrukturë të kompletuar rrugore e planifikuar bazuar në  normativat më të larta evropiane. Pranë secilës shtëpi do të jenë dy parkingje lineare për të ju larguar brengën e mungesës së parkingut të mjaftueshëm. Banorët e lagjës do të mund të lëvizin përmes trotuareve dhe shëtitorëve të dedikuara për këmbësorë të cilat do të kenë ndriçimin e nevojshëm. Ne poashtu kemi menduar për shëndetin tuja duke ju ofruar shtigje për çiklizëm dhe vrapim në mënyrë që ju të keni një jetë aktive.

    Për më tepër, të gjitha këto rrugë dhe shtigje do të jenë të përkufizuara me kolona të drunjëve të cilët do të shërbejnë  mbrojtje nga zhurma motorike, pastrim të ajrit dhe  si amortizues të ndotjes nga gazrat motorike.

    Në përdhesën e cilës prej shtëpive janë planifikuar dhe projektuar hyrjet në garazhë dhe hyrja në shtëpi.  Në përdhesë janë projektuar kthinat ndihmëse, banjo për shfytëzim ditor e pajisur me tush kabinë, duarlarës, guacë dhe elemente ndihmëse. Hyrja është e projektuar me erëmbrojtës për të ju përshtatur kushteve klimatike dhe për të mbrojtur hapësirat e banimit nga rrymimet dhe depërtimi i ajrit të ftohtë apo ajrit të ngrohtë. Garazhat janë të mbyllura me derë automatike.

    Dhoma e ditës mundëson shfrytëzimin racional të hapësirës dhe renditje të lirë të mobilieve. Dritaret dhe hapjet kanë dimensione të mëdha duke siguruar dritë të mjaftueshme natyrore dhe pamje të papenguar në rrugë dhe oborr. Në mënyrë që të parandalohet rrezatimi i tepërt janë projektuar roletne alumini automatike.

    Tryezaria, e cila ka ndriçimin e duhur gjatë tërë ditës, është projektuar si pjesë e integruar e qëndrimit ditor me pamje nga të dy anët në lindje dhe në jug apo në perëndim dhe në jug. Përveç hapësirës për ngrënje kjo pjesë e shtëpisë ofron edhe hapësirën për lexim.

    Kuzhina është maksimalisht e shfrytëzueshme dhe ka elemente të  cilësisë më të lartë. Me ndriçim natyror dhe lidhje të drejtpërdrejt me tryezarinë dhe qëndrimin ditor, kjo hapësirë ofron edhe më shumë komoditetin e një shtëpie moderne.

    Në katin e parë dhomat e gjumit janë projektuar me norma dhe standarde të larta sa i përket ajrosjes, izolimit dhe ndriçimin natyror të tyre. Dhomat janë orientuar në lindje, në jug dhe në perëndim sipas pozitës dhe parcelës së ndërtimit, si një element i rëndësishëm për sigurimin e gjumit të rehatshëm për banorët e shtëpive.

    Më qëllim të sigurimit të privatësisë dhe komoditetit për qiftet bashkëshortore dhomat e gjumit janë planifikuar të kenë garderobën dhe banjon e veçantë nga pjesa tjetër e shtëpisë.  Në anën tjetër, dhomat e gjumit të fëmijëve ofrojnë rehatinë dhe qetësinë e nevojshme duke mundësuar  shfrytëzueshmërinë optimale të sipërfaqës së dhomës. Banjo e ndarë për fëmijë është e kompletuar me të gjitha elementet e nevojshme sanitare.

    Në këtë kat është planifikuar edhe ndërtimi i kthinës së veçantë për makinat rrobalarëse dhe rrobatharrëse.

    Investitorë në këtë projekt mahnitës është ndërmarrja “Nderimi Sh.p.k”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark