×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Njihuni me nusen e vjehrrën që u bën virale ne Tik-Tok, e duan njëra tjetrën si nënë e bijë

    Insajderi
    24 May 2022 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    U bënë të njohura përmes videove të shpërndara në rrjete sociale, të cilat brenda natës morën mijëra pëlqime.

    Është kjo Medina dhe vjehrra e saj nga Prizreni të cilat gëzojnë një respekt dhe dashuri të madhe për njëra tjetrën.

    Edhe pse e martuar në moshën 19 vjeçare, nusja rrëfen mardhënien që e ruan me vjehrrën e saj tash e 8 vjet.

    Medina, nënë e dy femijëve, vazhdon rrëfimin e saj se si lidhja e saj dhe vjehrrës nuk ka ndryshuar por qëndron të jetë e njejtë si ditën e parë.

    Vëmendjen që morën ato aq shpejt në rrjete sociale ishte mjaft befasuese edhe për to.

    Një numër i madh pelqimesh dhe komentesh erdhen në adresë të Medines, por nuk munguan as ato negative.

    Por ajo ka edhe një mesazh për të gjithë kritukuesit që nuk besojnë në një raport të shëndoshë në mes vjehrrës dhe nuses.

    Medina si një nuse e përkushtuar për familjen, nuk e ka lënë anash as punën, ajo tash e disa vite së bashku me nënën dhe motrën e saj zotërojnë një biznes në Prizren.

    Për të parë më shumë shikojeni videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark