08:58 - 21 Mars 2023

Lidhur me procedurën e gares për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Vlera e parashikuar e kontratës 382.836,00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji pasues i nënshkrimit të kontratës me mundësi zgjatjeje tremujore.

Qendra Administrative e Intendences në Kosovë,  njofton kompanitë e interesuara se është qëllimi i forcës intervenuese italiane (ITALFOR) që të vazhdojë me caktimin e shërbimit të marrjes me qira të veturave pa shofer për plotësimin e nevojave të lëvizshmërisë së Komponentëve/Njesive të saj, në mënyrën dhe kushtet e treguara më poshtë.

Karakteristikat e automjeteve

Kontingjenti italian ka nevojë për të paktën:

  • 2 (dy) mjete komerciale për transportin e personave të kategorisë SUV të klasit “Premium”, të quajtura Grupi “A”;
  • 36 (tridhjetë e gjashtë) automjete komerciale për transportin e njerëzve (Sedan me 3 vëllime/Pick-up/SUV/ kompakt Crossover), nga të cilat të paktën nr. 3 të tipit pick-up, i quajtur Grupi “B”;
  • 3 (tre) mjete komerciale furgona të mbyllur për transportin e materialeve, të quajtura Grupi “C”;
  • 2 (dy) mjete komerciale për transport kolektiv për të paktën 15 persona, tip minibus, të quajtur Grupi “D”;
  • 3 (tre) mjete komerciale të kombinuara për transport të përzier materialesh dhe njerëzish deri në 9 vende, të quajtura Grupi “E”.

Shërbimet ndihmëse të detyrueshme

Sherbimet e cekura më poshtë duhet të kuptohen si të përfshira në tarifën mujore të shërbimit të qirasë:

  • mirëmbajtje të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, të nevojshme për funksionimin perfekt të mjetit;
    • kontrolli periodik i mjetit;
    • asistencë rrugore me ndërrimin e automjeteve në të gjithë zonën e interesit operativ (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë);
    • ndërrimin (me çmontim dhe montim) të gomave normale dhe dimërore;
    • pajisjet në bord (fikës zjarri, xhaketë me shikueshmëri të lartë, set i mundshëm i fryrjes se gomave në mungesë të një rrote rezervë, trekëndësh paralajmërues);
    • disponueshmëria e menjëhershme e mjetit zëvendësues, në rast të mosfunksionimit të mjetit të marrë me qira;
    • menaxhimin e plotë të praktikave administrative dhe tatimore;
    • mbulim sigurimi gjithëpërfshirës (lloji “kasko”), për mbulimin total në rast aksidenti rrugor ose dëmtimi të mjetit;
    • menaxhimin administrativ dhe procedural të dëmeve;
    • caktimi i një personi kontaktues të dedikuar për çdo esigjencë, qoftë  operacionale apo administrative në lidhje me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.

Dorëzimi i automjetit

Dorëzimi i automjeteve duhet të bëhet në selinë e kontingjentit, saktësishtë pranë bazave Camp Villaggio Italia (CVI) në Belo Polje – Pejë dhe Camp Film City (CFC) në Prishtinë, varësisht nga njësia që merr automjetin me qira.

Kërkesat për pjesëmarrje

Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e gares:

a)       përshtatshmëria profesionale:

  • të jenë të regjistruara në listën e Ndermarrjeve të autorizuara për ushtrimin profesional të veprimtarisë ekonomike për të cilën thirret procedura (shërbimi i automjeteve me qira) (te regjistruara prane ARBK-se);
  • të mos kenë shkaktuar një ose më teper nga arsyet e mëposhtme, e që qojne në përjashtim:
  • të ketë kryer, qoftë përmes organeve të saj korporative, shkelje të rënda në çështjet penale, civile dhe administrative;
  • shkelje të rënda profesionale;
  • në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor ose te detyrueshëm ose marrëveshje me kreditorët.

b)      aftësi tekniko-profesionale:

të ketë kryer pa dëm në tre vitet paraprake, për të paktën një vit radhazi, një shërbim të ngjashëm në favor të autoriteteve/organeve publike shtetërore dhe lokale, organeve ushtarake dhe/ose policore, organizatave ndërkombëtare, forcave të ndërhyrjes që veprojnë në kontekst të misioneve NATO/BE.

c)       kapaciteti ekonomiko-financiar:

të ketë arritur në periudhën trivjeqare, paraardhëse te ketij njoftimi  për manifestim interesi,

një xhiro totale specifike minimale (për ushtrimin e të njëjtit aktivitet) prej të paktën 500.000,00 €.

Kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë zotërimin e kërkesave të sipërpërmendura ne momentin kur shprehin interesin duke paraqitur certifikatën/dokumentacionin e duhur provues.

Kriteri i perzgjedhjes

Kriteri i perzgjedhjes së shërbimit është ai i ofertës ekonomikisht më të favorshme, qe do te identifikohet në bazë të raportit më të mirë cilësi/çmim. Për këtë, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësia e shërbimit të ofruar) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.

Kushtet dhe regullat për shprehjen e interesit

Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procedurë deri në ora 16.00 të dates 04 prillë, duke dërguar një komunikim të shkurtër në adresën pasuese të e-mailit: [email protected]

E-mali duhet te permbaj tekstin e mëposhtem:

“Me anë të ketij njoftimi, komunikojmë interesin formal të Ndermarrjes _________________________________________________1) per pjesëmarrje në procedurën e gares të nisur për shërbimin e makinave me qira pa shofer, që do të ofrohen në favor të njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të forcës italiane të ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Ftesa për procedurën e gares mund të dërgohet në adresën e mëposhtme të emailit:______________________________________ (2). Numri i telefonit i personit kontaktues të kompanisë, të cilit mundë ti kerkojme infromata shtesë të nevojshme është _________________________(3)”

Shënim për përpilim (1) tregoni emrin e Kompanisë dhe kodin fiskal të së njejtes; (2) tregoni adresën e postës elektronike në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur ofertën; (3) tregoni numrin e telefonit të personit kontaktues të kompanisë.

E-mailit të lartpërmendur duhet t’i bashkëngjitet dokumentacioni pasues:

– certifikata e regjistrimit të biznesit pranë ARBK-së në kuader të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë;

– certifikatën e rregullshmerisë tatimore të  leshuar nga ATK-ja (Vertetimin tatimor);

Gjuhët e perdorura

italisht/shqip

Shënime të përgjithshme

Në pritje te rezultatit nga nje publikim i tillë, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën të ftojë operatorët ekonomikë të cilet veq jane në regjistrin tonë, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje të qartë si rrjedhojë e kesaj kërkese.

Përgjegjës për procedurën e perzgjedhjes

Nenkolonel com. Francesco PARENTE (PEI: [email protected]).

Detajet e kontaktit për çdo kërkesë dhe sqarim

[email protected]