Njohësi i mirë i integrimeve flet për "kushtëzimin" e Francës, dhe atë se a ka shpresë ende Kosova për vizat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Njohësi i mirë i integrimeve flet për “kushtëzimin” e Francës, dhe atë se a ka shpresë ende Kosova për vizat

    Insajderi
    13 October 2022 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Demush Shash, njohësi i mirë i integrimeve europiane ka thënë se duhet të merret urtësi lajmi për “kushtëzimin e Francës” për liberalizimin e vizave,

    “…pasi që nuk kemi ide se çfarë më saktësisht është diskutuar gjatë takimit të sotëm brenda grupit punues për viza të Këshillit të BE-së. Takimi i sotëm ka qenë takimi i parë. Nesër do të vazhdoj diskutimi, e kështu edhe pasnesër e edhe gjatë ditëve në vijim”, tha Shasha në Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prandaj, mesazhi i parë – të mos ngutemi me nxjerrjen e përfundimeve të parakohshme, por të presim të zhvillohen këto diskutime dhe më pastaj të kuptojmë më saktë çfarë është rezultati i tyre”.

    Tutje, Shasha në detaje shpjegon sistemin ETIAS, dhe atë se aështë kusht apo obligim për lëvizjen e lirë.

    “E dyta, sa i përket sistemit ETIAS, nuk arrijë të shoh asnjë problem. Kjo nuk është kusht, është obligim. Pra, çdo qytetar i Kosovës sikur çdo qytetar tjetër në botë do të jetë i obliguar të merr autorizimin për udhëtim brenda zonës Shengen nga sistemi i ETIAS-it”, tha Shasha, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pak a shumë njëjtë sikur tani që ka filluar të zbatohet për udhëtime në SHBA sistemi ESTA. Por sistemi ETIAS do të fillon së punuari nga nëntori 2023 dhe nuk e kuptoj saktë çfarë punë ka Kosova me këtë, pasi që ky është sistem i BE-së. Sa i përket kyçjes së Kosovës në sistemin ETIAS besoj është kohë më se e mjaftueshme nga sot deri në nëntor 2023 të bëhen përgatitjet për ndërlidhshmerinë e sistemeve të sigurisë. Njëjtë sikur ne do të përgatiten të gjitha vendet në botë, pasi që ETIAS-i do vlejë për të gjithë”.

    Ndryshe, gazetarja nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, ka komentuar mbledhjen e sotme të Grupit Punues për vizat pas raportimeve se Franca ka kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

    “Asnjë shtet nuk ka kundërshtuar liberalizimin e vizave. Franca nuk ka kushtëzuar liberalizimin e vizave. Të paktën jo sot. Ajo ka shprehur disa kërkesa, por nëse do të insistojë në disa kërkesa, atëherë mund edhe të stagnojë procedura… Atmosfera ishte shumë pozitive” – u shpreh gazetarja nga Brukseli.

    “Nëse nuk mund të themi që ishte ditë pozitive, nuk mund të themi as që ishte ditë negative”, – komentoi më tej ajo.

    “Gjithçka varet se sa ngulmuese do të jetë Franca – meqë lidhet me procesin ETIAS, i cili asnjëherë nuk ka qenë plotësisht operacional. Kjo kërkesë pak a shumë mund edhe të bie në ujë. Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, këto janë pak më serioze si kërkesa. Nëse nuk gaboj, Kosova ka marrëveshje për riatdhesim me shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian”, vazhdoi ajo.

    Pak para këtij reagimi, Radio Evropa e Lirë doli me titullin: Franca kushtëzon liberalizimin e vizave.

    Në shkrim thuhet se “në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS”.

    Ky propozim besohet se është bërë nga zyrtarët francezë, dhe është mbështetur prej të paktën katër shteteve tjera: Suedisë, Belgjikës, Holandës dhe Spanjës./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark