Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se raportet e Greqisë me Kosovën janë të mira por pozicioni nuk ndryshon.
“Raportet janë të mira por pozicioni i Greqisë nuk ndryshon”, është përgjigjur kryeministri i Greqisë për Gazeta10.
Procesi i Berlinit i ka vazhduar punimet sot ku pjesë e tij janë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nënshkruan tri marrëveshje për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet më 3 nëntor.