Insajderi
Lajme

Nju-Jorku nderon Kosovën: Miratohet rezoluta që përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së saj

Insajderi
07 February 2026 - 19:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nju-Jorku nderon Kosovën: Miratohet rezoluta që përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Senati i Nju-Jorkut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.

Ishte edhe njëherë senatorja Jessica Scarcella-Spanton ndër më meritoret për një veprim të tillë.

Ajo shprehu kënaqësinë që mirëpret njerëzit e Kosovës në Kapitolin e këtij shteti amerikan, dhe ndau krenarinë që feston kulturën dhe traditën kosovare bashkë me kosovarët.

“Jam e nderuar që edhe një herë të promovoj këtë rezolutë dhe t’i mirëpres njerëzit e Kosovës në Kapitolin tonë për të festuar pavarësinë e tyre. Jam krenare që përfaqësoj një komunitet kaq të fortë kosovar këtu në SD23 dhe mbetem e përkushtuar të festoj kulturën dhe traditat e tyre së bashku me ta”, ka deklaruar senatorja, në një mbishkrim që i ka vënë në X videos me fjalimin e saj në Kapitol.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark