Kënga e re e Taynës “Johnny” pati shumë sukses, por edhe u komentua shumë pas një thumbi që Noizy i hodhi publikisht. Reperi publikoi pak ditë më parë një pjesë nga kënga e tij “Naughty naughty”, ku shprehet “She come for Johnny, she got the Johnny”, e menjëherë u tha se Noizy e kishte për Taynën.
E ftuar në “Shiko kush luan”, Tayna u pyet për thumbin e reperit dhe kështu ajo foli për herë të parë për këtë postim.
Tayna u shpreh se nuk e ka kopjuar e nuk ka asgjë në veçanti me të.
Fjala “Johnny” është një fjalë që përdoret nga shumë persona e jo vetëm prej tij, tha reperja.
Kur në ekran iu shfaqen fotot e shumë artistëve shqiptarë, në lidhje me Noizyn, Tayna u shpreh “Shumë biznesmen”.
Pra, nëse të tjerët i konsideroi artistë, reperë të talentuar e njerëz të mirë, Noizyn e cilësoi si biznesmen.
Nuk e dimë nëse Noizy e ka parë këtë intervistë, por me siguri do reagojë.