Insajderi
Lajme

Nominohen kandidatët për deputet të LDK-së në Lipjan

Insajderi
03 December 2024 - 19:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nominohen kandidatët për deputet të LDK-së në Lipjan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Lipjan ka nominuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Emrat janë bërë të ditur nga kryetari i kësaj dege, Imri Ahmeti, i cili është njëherësh edhe kryetar i komunës së Lipjanit.

Ahmeti ka bërë të ditur se Anila Reçica, Ardian Olluri, Rasim Hasani dhe Shkelzen Hajdini do të jenë të nominuar për deputetë nga radhët e LDK’së në Lipjan.

“E para, unë zgjedh dritën në errësirë, shpresën në dëshprim, betejën jo komoditetin. Unë zgjedh të mos dorëzohem e të luftoj, në mënyrë që ky vend ta sjell ndryshimin. Unë jam kandidat për deputet, jo për ta lënë Lipjanit, por për të mobilizu masën dhe për të arritur suksese”, tha Ahmeti para anëtarëve të LDK’së në Lipjan. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark