
Në listën e personaliteteve të cilët i kanë shkruar gazetës amerikane “The New York Times” në lidhje me artikullin e botuar në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë, përpos Petrit Selimit dhe Florin Qehajes, është një personalitet tjetër që nuk ka të bëjë fare me Kosovën.
Ai është William Sarokin, inxhinier i zërit në Hollywood, i nominuar për “Oscar” dhe që ka punuar në më shumë se 80 filma amerikan.
Dhe ai është i ashpër ndaj gazetës amerikane gjithashtu edhe ndaj Departamentit amerikan të Shtetit.
“Ju shkruani se ‘paratë dhe influenca e Arabisë’ kanë transformuar Kosovën në ‘një front të ekstremizmit islamik dhe xhihadistëve’. Pra, pse Qeveria jonë propagandon fantazinë se sauditët janë acetatët tanë?”, pyet Sarokin.
Tutje sipas tij, shkollat saudite kanë mësuar xhihadin në të gjithë Lindjen e Mesme, Azi dhe Evropë.
“Sauditët kanë kryer sulmet e 9 shtatorit; sauditët financojnë aktivitetet anti-semite në të gjithë botën; dhe sauditët trajtojnë gratë si bagëti. Është koha që ta këpusim kordonin. Ata nuk janë miqtë tanë”, përfundon Sarokin në reagimin e tij./Insajderi.com