Insajderi
Showbiz

Nora Istrefi shfaqet joshëse në fotot e fundit

Insajderi
03 March 2026 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nora Istrefi shfaqet joshëse në fotot e fundit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nora Istrefi dhe Luiz Ejlli sollën së fundmi një projekt muzikor, të titulluar “Rrushi im” që mori reagime dhe vlerësime të larta nga fansat e dyshes.

Prej se u publikua në kanalin në YouTube, kënga ka gjeneruar me qindra mijëra klikime, duke dëshmuar vendin e pashëmebullt që zënë artistët në këtë industri muzikore.

Krahas projektit të publikuar, Nora Istrefi ka ndarë në rrjetet sociale një sërë imazhesh nga prapaskenat e xhirimeve.

Ajo u shfaq me një fustan tejet interesant, me një hapje elegante tek dekolteja, derisa i shtrihej gati deri tek kyçet e këmbëve.

Fustani i zi me detaje të bardha i shfaqte në pah linjat e tonifikuara trupore të artistes, që nuk kishin se si të mos binin në sy.

Nora dhe Luizi përndryshe janë tejet të dashur nga audienca, krahas bashkëpunimit të tyre ata kanë ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore, e që kjo ka reflektuar dukshëm me dashurinë që marrin secili nga fansat e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark