Insajderi
Lajme

Norvegjia e turpëron Italinë, ia shënoi katër gola- Kualifikohet direkt në Kupën e Botës

Insajderi
16 November 2025 - 22:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Norvegjia e turpëron Italinë, ia shënoi katër gola- Kualifikohet direkt në Kupën e Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Norvegjisë po vazhdon formën e jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.

Në pjesën e dytë norvegjezët përveç që e përmbysën rezultatin, e thelluan rezultatin për 1-4, shkruan Insajderi.

Goli i barazimit u shënua nga Antonio Musa, dy të tjerë i shënoi Erling Haaland dhe krejt në fund Larsen.

Norvegjia me fitoren kundër Italisë u kualifikua direkt në Kupën e Botës, teksa kjo e fundit do të sfidohet në fazën “play-off”.

Norvegjia i ka fituar të gjitha ndeshjet në kuadër të grupit I, duke u bërë vetëm kombëtarja e dytë që arrin një sukses të tillë me Anglinë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark