Norvegjia në panik pas gjetjes së një bombe, arrestohet një shtetas rus – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Norvegjia në panik pas gjetjes së një bombe, arrestohet një shtetas rus

    Insajderi
    09 April 2017 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Norvegjisë ka ngritur nivelin e sigurisë nga kërcënimet pas zbulimit të një mjeti eksploziv në qendër të Oslos të shtunën mbrëma.

    Një shtetas rus 17-vjeçar, i cili ka jetuar në Norvegji që nga viti 2010 dhe kishte aplikuar për azil, ishte i dyshuar për rastin dhe është në mbajtje, tregon policia norvegjeze të dielën, pasi kanë bërë shpërthimin nën kontroll të një “mjeti si lloj bombe” të shtunën mbrëma.

    Rreziku për një sulm në muajt e ardhshëm është ngritur nga “ndoshta” në “i mundshëm të ndodhë”, ka thënë kryesuesja e shërbimit të sigurisë në Policinë e Norvegjisë, Benedicte Bjoernland, në një konferencë për media.

    “Nuk është ende e qartë nëse i dyshuari ka vepruar vetëm”, ka thënë ajo, raporton Reuters.

    Togu i policisë për bomba në Oslo thanë që mjeti ishte rreth 30 cm i gjatë dhe do shkaktonte vetëm një sasi të limituar të dëmeve, shkruan Insajderi.

    Policia në regjionin nordik kanë qenë në gjendje alarmante pasi një kamion kishe çarë mes një turme të premten në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, duke lënë katër të vrarë dhe 15 të plagosur, për të cilin rast hulumtuesit kishin thënë që ishte një sulm terrorist nga një simpatizues i ISIS-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark