Norvegjia ofron azil për atasheun turk i dyshuar për lidhje me Gylenin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Norvegjia ofron azil për atasheun turk i dyshuar për lidhje me Gylenin

    Insajderi
    22 March 2017 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë pranuar aplikimet për azil të kryer në Norvegji nga një atashe ushtarak dhe 4 oficerë turq, të dyshuar se kanë lidhje me organizatën FETO dhe të cilët kanë qenë me detyrë në bazat e NATO-s.

    Sipas lajmit në televizionin shtetëror të Norvegjisë, NRK, mësohet se 4 oficerëve dhe një atasheu ushtarak të dyshuar për FETO-n dhe të cilën kanë pasur detyrë në bazat ushtarake të NATO-s, iu është pranuar aplikimi për azil i kryer në Norvegji pas tentativës për grusht shtetit më 15 korrik, raporton Anadolu Agency.

    Kjell M. Brygfjeld, i cili ka marrë përsipër avokatinë e personave që kanë aplikuar për azil, duke konfirmuar se zyra norvegjeze e migracionit ka pranuar kërkesat për azil, ka theksuar se ndaj këtyre personave janë dhënë leje qëndrimi dhe leje pune.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark