Drejtoria Norvegjeze për Naftë ka dhënë leje për të përdorur objektin në fushën e naftën Tambar në Detin e Veriut deri më 1 janar të vitit 2022.
Kjo drejtori thekson se sipas planit afati ishte caktuar në 15 vite, që skadon më 15 korrik të vitit 2016, kështu ajo pritet të vazhdohet edhe për 5 vite të tjera.
Fusha e naftës Tambar është e vendosur në pjesën jugore të sektorit norvegjez të Detit të Veriut, rreth 16 kilometra në juglindje.
Tambar mban 78 milionë fuçi të rezervave ekuivalente të naftës dhe ka 3 puse të prodhimit në këtë fushë. Prodhimi i llogaritur në vitin 2016 është 4.100 fuçi naftë në ditë dhe 111 milionë metra kub gaz.