NOTAbrillant është ndër kompanitë më të mëdha vendore dhe më inovative dhe që po vazhdon të sjellë risi dhe inovacione përkundër situatës së vështirësuar nga pandemia.
Ardian Sylejmani, pronar i NOTAbrillant, me dy pikat e saja të vetme – në Cagllavice dhe Gjilan, tregon se ka investuar gjithmonë që forma dhe brendi i kësaj kompanie të jetë unik dhe për këtë nuk mund të imitohet e as të mundet në këtë segment komercial. Aktualisht, ai po punon në hapjen e një prej qendrave më të mëdhaja në Kosovë e më gjerë.
Madje, Sylejmani beson se ekonomia kosovare do të ketë ngritje në vitin që po vjen dhe mirëqenia e shoqërisë kosovare do të përmirësohet.
“Edhe pse pandemi dhe krizë, shoqëria kosovare ka arritur të mbijetojë dhe mendoj që në vitin e ardhshëm do të ketë rritje ekonomike”, tha Sylejmani. NOTAbrillant tash sa vjet mbanë primatin për tepih dhe perde në Kosovë.