Insajderi
Euro 2024

Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Gjermani

Insajderi
05 July 2024 - 21:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Notat e lojtarëve, Spanjë 2-1 Gjermani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë pas 30 minutave vazhdime duke i siguruar “Furisë së Kuqe” kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.

Golat për Spanjën i shënuan Dani Olmo dhe Mikel Merino, ndërsa golin e vetëm për Gjermaninë në këtë sfidë e realizoi Florian Wirtz.

Për paraqitjen e tyre luftarake për 120 minuta lojë, Spanja mori notën 7.20 ndërsa Gjermania u vlerësua me notën 6.89.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Dani Olmo i cili u vlerësua me notën 8.9 pas golit dhe asistimit që bëri në këtë sfidë.

Me paraqitje të mira tek Spanja u vlerësuan edhe Unai Simon (8.4) dhe Fabian Ruiz (7.6).

Tek Gjermania lojtari më i vlerësuar ishte Joshua Kimmich me notën 8.3, ndërsa ndeshje të mirë patën edhe Manuel Neuer (7.1), Toni Kroos (7.0) dhe Jamal Musiala (7.0).

Dështimi i ndeshjes në këtë takim doli të jetë Kai Havertz i cili mori notën 6.3 pasi shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark