×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    NPB dhe Komuna e Prishtinës vazhdojnë me rregullimin e këndeve të lojërave

    Insajderi
    03 October 2019 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Menaxhimi i vazhdueshëm, sigurimi i pajisjeve si dhe mirëmbajtja e rregullt e tyre janë thelbësore që fëmijët tanë të luajnë të sigurt në këndet e tyre të preferuara.

    Përmes Departamentit të Intervenimeve Urgjente të NPB-së dhe Komuna e Prishtinës, këndet e lojërave dhe ato sportive po marrin pamje të re.

    Sot kemi vazhduar me rregullimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave dhe atyre sportive në rrugën B, në lagjet Bregu i Diellit dhe në Ulpianë, për të vazhduar në të gjitha lagjet e Prishtinës .

    Për çdo prishje eventuale apo sugjerime dhe ankesa na shkruani në faqen tonë në FB ose në e-mailin tonë: [email protected].

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark