NPB ka hapur konkurs për avokat për konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor.
Detajet e aplikimit i gjeni në vijim:
Titulli: (1) Avokat për konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor
Periudha: 12 muaj ( me mundësi vazhdimi)
Kompensimi: 1300 EUR neto (njëmijë e treqind ) në muaj
Raporton: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Menaxherit të Departamentit për Mbështetje të Brendshme
Detyrat dhe përgjegjësitë:
a) a) Përfaqësimi dhe mbrojtja e institucionit para të gjitha organeve shtetërore në Kosovë si organet publike, policia, prokuroria, gjykatat civile, administrative dhe penale;
b) b) Dhënia e këshillave juridike lidhur me kornizën ligjore të Kosovës, sipas nevojës, duke përfshirë, ndër të tjera, çështjet juridike lidhur me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës;
c) c) Përgatitja dhe dorëzimi i parashtresave të nevojshme, ndër të tjera, padi, përgjigje në padi, ankesa, kërkesa dhe kundërshtime;
d) d) Marrja e të gjitha veprimeve të nevojshme civile dhe penale për kompenzimin e dëmit eventual;
e) e) Negocimi dhe përpilimi i kontratave në emër të Ndërmarrjes;
f) f) Si dhe çështje të natyrës së njejtë sipas kërkesës së Ndërmarrjes;
Kushtet themelore të nevojshme për angazhimin në punë dhe detyra specifike:
• Të jetë i/e licencuar si Avokat/e nga Oda Avokatëve të Kosovës;
• Së paku 5 vite përvojë profesionale si jurist;
• Të ketë përvojë të përfaqësimit pranë të gjitha instancave gjyqësore në Republikën e Kosovës.
• Shkathtësi te shkëlqyeshme ndërpersonale dhe të komunikimit, si dhe aftësi ne zgjidhjen e konfliktit;
• Saktësi, vëmendje në detaje dhe ndjeshmëri ndaj prioriteteve;
• Të ketë aftësi për te punuar ne mënyrë efektive nen presion te kohës;
• Të ketë aftësi në hartim të Rregulloreve apo akteve të brendshme që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Ndërmarrjes.
• Te kete pervoje me institucione dhe organizata nderkombetare;
• Te kete njohuri te gjuhes angleze (perparesi)
• Te kete njohuri ne fusha te caktuara ligjore (perparesi – publikimet dhe hulumtimet te ndryshme ligjore)
• Te kete graden Master (perparesi)
Mënyra e konkurimit:
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. “Zija Shemsiu”, nr. 22, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.
Aplikacionit i duhet bashkangjitur:
Letrën përcjellëse/ motivuese;
Dëshmi mbi përgatitjen profesionale;
Dëshmi mbi përvojën e punës;
Licencën nga Oda Avokatëve;
Dokumentin e identifikimit.
Kriteret e përzgjedhje:
– Përparsi kanë avokatët të cilët trajtojnë çështje nga e drejta komerciale, pronësore-juridiko- civil
Mënyra e përzgjedhjes:
– Përzgjedheja e avokatit do të bëhet në bazë të dokumentacionit të ofruar nga kandidatët që përputhet me kërkesat e konkursit.
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 20.07.2023 deri 27.07.2023.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 606 672.