NPB ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite – Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    NPB ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite

    Insajderi
    05 December 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërmarrja Publike Banesore, ka filluar aksionin për lirimin e lokaleve si pasojë e borxheve të akumuluara ndër-vite nga shfrytëzuesit e këtyre lokaleve të cilat janë pronë e NPB-së. Borxhet e akumuluara arrijnë vlerën rreth 1 milion euro!

    Ky aksion do të vazhdojë edhe ditëve në vijim pasi NPB u ka ofruar shfrytëzuesve brenda afateve ligjore të kryejnë detyrimet e tyre financiare ndaj Ndërmarrjes dhe një gjë e tillë nuk është respektuar.

    Falenderim i veçantë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët me sukses asistuan këtë operacion.

    NPB është e zotuar ta respektojë ligjin dhe asetet t’i rikthehen ndërmarrjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark