×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    NPB në përkrahje të Handicap

    Insajderi
    19 September 2019 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore vizituan dje zyrat e Handicap Kosova për t’u njoftuar me afër me punën, aktivitetet dhe misionin e Handicap.

    Handicap Kosova është organizatë që përfaqëson dhe përkrahë personat me aftësi të kufizuar përmes avokimit dhe lobimit. Duke ofruar shërbime të ndryshme përmes rrjetit të shtrirë në gjithë Kosovën promovon barazi, jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për këtë kategori të shoqërisë.

    Në shenjë përkrahje për punën dhe angazhimin e kësaj organizate NPB dhe Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, kanë vendosur t’i ndihmojnë duke i ofruar një lokal në shfrytëzim pa pagesë.

    Ne përgëzojmë Handicap për punën që kjo qendër bën në vazhdimësi në përmirësimin e nevojave dhe të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjithë Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark