Liburn Aliu akuzohet për kërcënim e shantazh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Liburn Aliu akuzohet për kërcënim e shantazh

    Insajderi
    12 October 2021 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtues të Ndërmarrjes Publike Banesore kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë, të Prishtinës.

    Kryeshefi ekzekutiv i NPB-së Hajdar Hoxhaj në një konferencë për medie theksoi se deklaratat e ministrit Aliu janë të pavërteta, kërcënuese dhe shantazhuese.

    “Reagim ndaj deklarimeve të pavërteta, tejet shantazuese e kërcënuese të ministrit Liburn Aliu. Ishim dëshmitarë të një paraqitje tejet joprofesionale, thelbësisht joligjor, shantazuese e kërcënuese. Dua të theksor se me paraqitjen e tij z. Aliu në çdo veprim në ndërdijen e tij e theksoi se këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë shkelje ligjore nga NPB-ja, por kemi të bëjmë me një transparencë radikale në përgjithësi. Ka disa ministra të qeverisë që janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme, për të dëmtuar reputacionin e Ndërmarrjes Publike Banesore, përmes deklarimeve të tillave e sulmeve që po i bëjnë”, ka thënë Hoxha. “Po tentohet të dëmtohet imazhi i NPB-së e cila në kohën e fundit, rrjedhimisht prej që jemi në menaxhim, ka realizuar përfitime marramendëse duke kthyer të gjitha humbjet e akumuluara”, tha ai.

    Hoxhaj paralajmëron padi për këto kërcënime, ndërsa shtoi se projekti në fjalë do të përfundojë brenda tri vjetëve të ardhshme.

    Ndryshe, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka anuluar punimet në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, pasi që gjatë rrënimit të objekteve të vjetra doli që ka materiale të azbestit e të cilat konsiderohet të jenë kancerogjene.

    Ministri Aliu ka kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Komuna e Prishtinës që të tërhiqet plani i rrënimit dhe të shqyrtohet akti noterial.

    “Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, normalisht edhe me ndihmën e inspektoratit të mjedisit dhe me punën që do ta bëjmë ne si ministri duhet të shqyrtojë lejen e rrënimit të cilën e ka lëshuar sepse ajo leje rrënimi bazohet në një dokument që është plani i rrënimit e që nuk e përmend azbestin askund”, tha ai./ Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark