Komisioni për Punë të Jashtme ka diskutuar rreth draft deklaratës për demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave e cila është dashur të dërgohej në Bruksel por për shkak të dallimeve të mëdha mes pozitës dhe opozitës nuk kanë arritur ta miratojnë atë.
Me këtë rast, komisioni parlamentar për Punë të Jashtme ka vendosur që t`ia dërgojë këtë dokument, Kryesisë së Kuvendit si dhe tri- draft propozime të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës , njofton Klan Kosova.