Mjekrrat janë tipari më i dukshëm i dimorfizmit seksual, ndryshimit fizik mes meshkujve dhe femrave.
Por qëllimi i tyre ka qenë një enigmë dhe shumë kërkues kanë besuar me vite se arsyeja e mbajtjes së tyre ishte për tu bërë më tërheqës ndaj femrave.
Një studim i ri ka zbuluar se ka një qëllim shumë praktik që qëndron pas tyre dhe ky është zbutja e një grushti të mundshëm.
Kërkues nga universiteti i Utah u përpoqën të kuptonin nëse një mjekërr ishte e aftë të përballonte një grusht dhe ta zbuste atë apo jo.
Eksperimentet që ata krijuan në laborator arritën në përfundimin e mësipërm. U zbulua se mjekrra në të vërtetë thithte energji gjatë një grushti duke e zbutur atë dhe ndikimin që ai do të kishte në një pjesë delikate si nofulla.