Nuk do ta besoni se sa para harxhon Ledri Vula për një veshje në ditë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Nuk do ta besoni se sa para harxhon Ledri Vula për një veshje në ditë

    Insajderi
    28 October 2020 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Ledri Vula është ndër reperët më të njohur shqiptar, kjo për shkak stilit të tij dhe talentit që ka ai.

    Reperi është shumë i përfolur, kështu duke qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij profesionale por gjithashtu edhe për atë private.

    Sa i përket jetës së tij private reperi kohët e fundit ka qenë tejet i përfolur kjo edhe për shkak se reperi do të bëhet baba për herë të parë.

    Ledri vazhdimisht është paraqitur me shumë stil, ai ka tërhequr vëmendjen gjithmonë me veshjet e tija të  firmave të ndryshme.

    Së fundmi, vëmendjen e ka marrë dukja e reperit në njërën prej fotove të fundit në Instagram.

    Ledri shfaqet i veshur me një këmishë Van Gogh e cila i ka kushtuar £35, mirëpo prisni të mësoni çmimin e orës që mban në dorë…

    Ora e tij është Rolex Yatch-Master II dhe kushton plotë £14,950 ose 16.5 mijë euro!

    Shumë shpejt, ai dhe Sara do të bëhen prindër për herë të parë dhe dje janë shpërngulur jashtë vendit, pasi kanë vendosur që e vogla e tyre të vijë në jetë në Gjermani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark